Grenell shkon në Serbi- takohet me ministrin e Vuçiqit, ka një kërkesë për Kurtin dhe Osmanin

Advertisement

Ish-emisari i SHBA-së në dialogun Kosovë – Serbi Richard Grenell, është takuar në Beograd me ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Takimi ka ndodhur në ditën kur janë bërë një muaj nga agresioni në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Grenell deklaroi se Serbia e mirëpret rritjen e prezencës së trupave të misionit të NATO-s në Kosovë.

Ish-emisari amerikan kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe presidentja, Vjosa Osmani caktimin e datës së zgjedhje në komunat veriore dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Të cakohet data e zgjedhjeve në veri dhe të krijohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”, tha ai.

Takimi u njoftua edhe nga ministri i Serbisë, i cili përmes deklaratave të tij e paraqiti Serbinë si “palë konstruktive”.

Advertisement

“Diskutuam për situatën në Kosovë dhe të gjitha masat që vendi ynë ka marrë për deeskalimin dhe uljen e tensioneve. E mirëpritëm praninë e shtuar të forcave të KFOR-it në zonat serbe në Kosovë, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në territorin e krahinës sonë jugore”, deklaroi Vuçeviq, duke mohuar pavarësinë e Kosovës.