Presidentja Osmani në OKB: Kosova mbetet e pavarur për sa kohë toka rrotullohet rreth diellit

Advertisement

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku po diskutohet për raportin për Kosovën, ka theksuar se terroristët e sulmit në Banjskë u ndihmuan nga Serbia, dhe se Kosova vazhdon e përkushtuar për demokraci.

Sipas Osmanit, raste si ai i 24 shtatorit dëshmojnë që vendosmëria e Serbisë për të përsëritur librin e lojërave të Millosheviçit dhe Putinit,” është në kulmin e saj”, shkruan Reporteri.net.

“Pas 24 shtatorit gjithçka ka ndryshuar dhe shumë gjëra mbeten konstante në të njëjtën kohë. Nga njëra anë, përkushtimi i Kosovës për të mbrojtur sovranitetin tonë, për të promovuar dhe avancuar sundimin e ligjit dhe demokracinë, si dhe për të nxitur marrëdhënie pozitive fqinjësore, mbetet i palëkundur. Nga ana tjetër, vendosmëria e Serbisë për të destabilizuar rajonin, për të pushtuar tokën dhe për të përsëritur librin e lojërave të Millosh eviçit dhe Putinit, është në kulmin e saj”.

Advertisement

Ndonëse tha se synuan pushtimin e veriut, sipas Osmanit, terroristët serbë “u zunë në befasi” nga policët e Kosovës.

“U zu në befasi për shkak të përkushtimit të policisë së Kosovës. Në ditën e sulmit institucionet e Kosovës kanë mbajtur kontakte me praninë ndërkombëtare ashtu siç ka qenë historikisht. Do të vazhdojmë që të bashkëpunojmë me aleatët tanë që t’i kundërvihemi akteve të tilla dhe që t’i parandalojmë që ato të mos ndodhin më”, tha ajo.

“Këto grupe terroriste dhe forca paraushtarake janë financuar, trajnuar, armatosur dhe kanë marrë mbështetje politike dhe strehim nga një burim: Republika e Serbisë”.

Mirëpo, shefja e shtetit deklaroi se Kosova do mbetet e lirë dhe e pavarur.

“Kosova, një republikë e lirë sovrane e pavarur dhe një republikë e lulëzuar, dhe kështu do të jetë për aq kohë sa toka të rrotullohet rreth diellit”.