SHBA dhe BE me deklaratë të përbashkët për Kosovën dhe Serbinë

Advertisement

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, me një deklaratë të përbashkët, të lëshuar të premten nga samiti i përbashkët SHBA-BE, kanë kërkuar nga Kosova e Serbia që të nisin shpejt e pa kushte implementimin e marrëveshjes drejt normalizimit.

“Theksojmë nevojën që Kosova dhe Serbia urgjentisht të shtensionojnë urgjentisht situatën dhe shpejt e pa kushte të implementojnë marrëveshjen për rrugën për normalizim në raportet e tyre dhe të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në deklaratë, në fjalinë e vetme në të cilën përmendet Kosova.

Në deklaratë po ashtu thuhet se “ritheksojmë zotimin e përbashkët për stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen tonë për perspektivën e rajonit drejt BE-së. Të gjithë partnerët duhet të vazhdojnë të bëjnë reformat e kërkuara për përparim në rrugën e tyre evropiane”.

Letra e përbashkët është publikuar në uebfaqen e Komisionit Evropian.

Deklarata vjen pak orë para se pesë diplomatë euro-amerikanë të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, në atë që po shihet si nisja e përpjekjeve për t’i ulur tensionet dhe për t’i rikthyer palët në tryezën e negociatave.

Advertisement

Në fokus do të jetë situata në veri pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit e kërkesat për shtensionim, si dhe nxitja e palëve për ta zbatuar Marrëveshjen e Brukselit.

Por sërish e ka vënë theksin tek siguria në vend, pa të cilën ka thënë se nuk mund të ketë normalizim raportesh me Serbinë.