Apel për ndihmë

Advertisement

Menar (Fisnik) Maxhuni, nga fshati Maxhunaj i Vushtrrisë, fëmija i vetëm i familjes – 5 vjeçar, është diagnostifikuar me Leucemi Acute Lymphoblastica Relaps, tash e sa kohë i hospitalizuar në Kliniken e Pediatrisë, reparti i Hemato-Onkologjisë në QKUK.

Pas përpjekjeve të shumta të doktorëve, sëmundja i është rikthyer, me ç’rast është udhëzuar nga doktorët për dërgim urgjent jashtë vendit për trajtim. Menari është dërguar në Stamboll të Turqisë në Spitalin EMSEY, ku pas ekzaminimev e shtesë është shtrirë për trajtim.

Advertisement

Mjekimi intensiv në të gjitha fazat kushton afër 212,500 €, ku Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Kosovës ka lëshuar fletgarancionin për mbulimin e shumës 86,500€, të cilët i falënderojmë shumë.

Shumën prej 126,000 € që duhet ta sigurojmë, është e papërballueshme për familjen.

Duke shpresuar në ndihmën e Zotit të Plotëfuqishëm dhe vullnetin e mirë të njerëzve, po ju drejtohemi me këtë lutje të gjithëve të na ndihmoni për shërimin e Menarit, që t’ia mundësojmë t’i kthehet jetës, si bashkëmoshatarët e tij.

Ju falënderojmë secilin paraprakisht, Zoti ju dhashtë mirësitë e tij në familjet tuaja.

Bashkangjitur janë të gjitha dokumentet e djalit dhe konto bankare.