Konjufca kritika BE-së: Me qenë qysh duhet, i kish thënë Vuçiqit rri qatje në Kinë – mos u kthe hiç

Advertisement

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka komentuar vizitën e presidentit serb Alekandar Vuçiq në Kinë derisa në Tiranë po mbahej samiti i Procesit të Berlinit.

Konjufca u shpreh që edhe Bashkimi Evropian nuk po sillet si duhet ndaj një vendi që thotë se është kandidat për t’u futur në Bashkimin Evropian.

“Shkon ja u jep dorën atyre që e kanë në grusht, Rusia dhe Kina. Shkon te ata bosat e vërtetë të tij. Nuk e di a po kuptohet drejt [nga Bashkimi Evropian], fatkeqësisht më duket jo. Me qenë Bashkimi Evropian qashtu qysh duhet, një vend që ti thua se është kandidat me ardhë te na, e shkon atje e bën takime sekrete me Putinin, me qenë qysh duhet Bashkimi Evropian është dashtë me i thanë rri qatje krejt pra, ti mos u kthe hiç, ti nuk na vyn hiç neve”, ka thënë Konjufca.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të martën se e zhvilloi “një bisedë të shkurtër” me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me të cilin, megjithatë, tha se “nuk pati takim dypalësh” gjatë vizitës së tyre në Pekin.

Advertisement

Ai nuk dha hollësi se çfarë kanë biseduar gjatë takimit të martën në kryeqytetin kinez.

Vuçiqi dhe Putini morën pjesë në forumin ndërkombëtar të iniciativës kineze “Belt and Road” në Pekin.

Kjo është hera e parë që ata takohen në të njëjtin vend qëkur Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në mars të vitit 2022.

Serbia është në shënjestër të kritikave nga Bashkimi Evropian, sepse nuk po pranon të vendosë sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës./Reporteri.net