Presidenti kroat nga Tirana: Serbia s’u ndëshkua për sulmin në veri, Vuçiq na ka borxh disa përgjigje

Advertisement

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka mbajtur një konferencë për shtyp së bashku me homologun e tij kroat, Zoran Milanoviq, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Nga aty Milanoviq tha se Serbia ka përkrahur sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës, por pavarësisht kësaj nuk ka marrë përgjigjen e duhur dhe këtë reagim, presidenti kroat e cilësoi si një vendimmarrje të gabuar.

“Fakt është që ndoshta i vetmi që nuk është shqiptar dhe që e kam përmendur dhe në Nju Jork, është thirrja për të pranuar Kosovën. Për mua është fakt që tërë Evropa e di, por nuk e pranon, është e dëmshme për ne dhe për aq kohë sa koha kalon, këto pengesa bëhen më të vështira, më të ndërlikuara dhe për një vëzhgues objektiv duken gjëra të vështira për t’u duruar, shumë pak gjëra po bëhen për ta ndryshuar. Serbia ka ngecur negociatat, e ka nisur me vrull të madh, dhe ato kanë përkrahur kryengritjen e armatosur në Kosovë dhe ndaj kësaj nuk ka pasur një përgjigje të duhur”, tha Milano

Ai shtoi se Serbia dhe presidenti serb Vuçiq i detyrohen Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare disa përgjigje lidhur me rastin dhe reagimin e tyre për të.

Advertisement

Nga ana tjetër, edhe presidenti Begaj ka vlerësuar mbështetjen kroate ndaj Kosovës, duke theksuar se BE dhe NATO duhet të ndalojë qëndrimet provokuese të Serbisë.

“Nënvizova se pas aktit të Hamasit ndaj Izraelit, bëhet e domosdoshme që BE dhe NATO të dekurajojnë qasjen provokative të Serbisë ndaj Kosovës. E vlerësova mbështetjen që Kroacia i jep Kosovës. Që prej sulmit të 24 shtatorit gjërat nuk janë më si më parë dhe negociatorët duhet të kenë një qasje te re të dialogut”, tha Begaj. /Reporteri.net/