Kosova synon t’i blejë dy objekte në Berlin dhe Uashington, të cilat do të vihen në dispozicion të shërbimit të jashtëm.
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për nisjen e procedurave për blerjen e objekteve për ambasada në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermani.
Vendimi është marrë në mbledhjen e 167-të të Qeverisë, të mërkurën, e që u mbajt në formë elektronike, raporton Paparaci.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën është miratuar vendimi për fillimin e procedurave për blerjen e objektit për nevoja të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, si dhe blerjen e objektit rezidencial, në Washington D. C., në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim të Qeverisë
Aktualisht shërbimet diplomatike të Kosovës në Berlin dhe Uashington janë të vendosura në objekte të cilat paguhen me qira nga shteti. /Paparaci.com
.