Mushkolaj për pezullimin e vizave: Serbia kryen agresion ndaj Kosovës, BE-ja e ndëshkon Kosovën

Advertisement

Analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një konferencë për media në Tiranë, deklaroi se Franca do ta pezullojë liberalizimin e vizave për Kosovën.

“E them me shumë qartësi që iu kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe e njëjta nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”, ka thënë Macron.

Advertisement

Sipas Mushkolajt, Kosova po ndëshkohet padrejtësisht.

“Serbia kryen agresion ndaj Kosovës – BE ndëshkon Kosovën. Çfarë vlere europiane!”, ka theksuar Mushkolajt.