Ka arritur në 205 numri i personave që dyshohet se u helmuan nga ushqimet që konsumuan në një lokal të ushqimeve të shpejta në Malishevë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Afrim Krasniqi, drejtor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë.
Numri i qytetarëve po vazhdon të rritet, deri tani 205 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Të gjithë janë paraqitur me simptoma të njëjta, vjellje, temperaturë, ethe. Disa janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, disa në QKUK në Prishtinë”, tha ai.
Rastet e para të helmimit të qytetarëve janë paraqitur ditën e premte.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar se tashmë ka arrestuar pronarin e lokalit.
“Lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia