Kuvendi i Kosovës ka miratuar rekomandimin e qeverisë së Kosovës për dy anëtarë të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës. Rekomandimi ishte bërë më datë 23 gusht në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ndërsa në mbledhjen e së enjtes, Kuvendi ka miratuar këtë rekomandim.
Florent Mehmeti dhe Salihe Gashi – Loku do të jenë anëtarë të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës me mandat pesë vjeçar, ndërsa kjo e fundit ka qenë kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për asambliste në zgjedhjet lokale në komunën e Ferizajt.
Ajo kishte garuar në zgjedhjet lokale të vitit 2021 me numër 8 në listën për Komunën e Ferizajit, por kjo nuk i ka penguar partisë në pushtet që ta bëjë atë anëtare në një organ të pavarur shtetëror.
Mehmeti dhe Gashi – Loku u votuan nga 63 deputetë, ndërsa me 62 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim të dy prej emrave fituan nga një mandat pesë vjeçar në këtë organ të pavarur.
Lidhur me Salihe Gashi – Lokun ishte raportuar edhe më herët. Në vitin 2022, mediet kishin raportuar se babai i saj është “rehatuar” në Bordin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.