Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e bëri me dije se nuk është pro masave të vendosura kundër Kosovës. Ai tha se heqja e tyre është e mundshme dhe se i mbështet personalisht. Por, ky qëndrim duket se nuk është i gjithë BE-së.
Lajçak e mbështet heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, Stano: S’ka ndodhur ende deeskalimi
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e bëri me dije se nuk është pro masave të vendosura kundër Kosovës. Ai tha se heqja e tyre është e mundshme dhe se i mbështet personalisht. Por, ky qëndrim duket se nuk është i gjithë BE-së.
Kur Lajçak u pyet në një forum që u mbajt në Budva të Makut të Zi se çfarë do të ndryshojë, ai tha se nuk është mirë që Kosova është nën masa.
“Në rrethanat aktuale nuk është mirë që Kosova është nën masa negative të BE-së. Dhe kjo është çështja që duhet të adresohet. Heqja e sanksioneve? Kjo është njëra nga mundësitë që personalisht i mbështes”, u pyet Lajçak në një panel të Forumit 2BS, që u mbajt në Budva.
Edhe pse e mundshme sipas Lajçakut, Bashkimi Europian sot ka përsëritur qëndrimin se masat hiqen kur tensionet bien, përkundër rrethanave të reja që u krijuan nga sulmi terrorist në Banjskë. Pa konfirmuar nëse është përgatitur ndonjë paketë masash ndaj Serbisë për sulmin në veri të Kosovës, Stano tha se Kosova duhet të zbatojë kërkesat e BE-së për t’u hequr masat.
“Në këtë fazë ne vërtet duhet të shohim, së pari hapa drejt një deeskalimi kuptimplotë; rikthimi në dialog; dhe sa i përket ngjarjeve të 24 shtatorit një hetim të plotë dhe përfundimtar”, theksoi sot Stano.
Po ashtu, ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tavolinën e dialogut me BE-në si lehtësuese, për të cilën tha se është ndërmjetëse e ndershme.