Advertisement
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor 2023, shkruan Reporteri.net.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Në samit, Kurti do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Rama, e pati anuluar mbledhjen e fundit mes dy qeverive pas tensioneve të krijuara në veri të Kosovës, më vonë, edhe Kurti pati refuzuar një takim me kryeministrin shqiptar.
Advertisement
Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë më 16 tetor, në të cilin, sipas kryeministrit shqiptar do të bëhet bilanci i arritjeve të këtij procesi./Reporteri.net