Analisti, Genc Burimi, ka folur këtë të premte lidhur me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe qasjen e kryeministrit Rama ndaj situatës.
Në një intervistë televizive, Burimi, i quajti deklaratat e Ramës si gafa në seri, ndërsa shtoi se në vend që të mbante një qëndrim pro shqiptar, duket se luan rolin e tradhtarit.
Në lidhje me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, analisti Burimi tha se duhet zgjedhur me diçka utopiste, që është njohja e përbashkët mes dy vendeve.
“Kanë qenë një seri deklaratash që u cilësuan si të komanduara nga Beogradi. Rama tradhtari. Edhe Rama bën deklaratë për të fituar kohë. Kosova është e qartë dhe kërkon sanksionesh ndaj Serbisë. Rama në vend të ketë një qëndrim pro shqiptar, ai luan rolin e tradhtarit. Deklaratat e tij janë gafa në seri.
Agjenda e Ramës është e Perëndimorëve, nuk ka një për Shqipërinë. Perëndimorët kanë hallet e tyre, kanë luftën në Ukrainë, konfliktet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Shqipërisë dhe shqiptarëve u duhet një zë i fortë. Linja e Ramës është që Shqipëria është e lidhur si ‘mishi me kockën’ me Kosovën.