Advertisement
Ka nisur me tone të ashpra edhe seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, pati pyetje për ministrin Xhelal Sveçla, mirëpo që ai nuk ishte i pranishëm në seancë, shkruan lajmi.net.
E kjo shkaktoi nervozizëm tek Ganimete Musliu.
“Qeveria moti është në cirk, e kemi kuptu. Por që shkon deri në këtë shkallë degjenerimi, s’e kemi pritë askush. Me ardhë Qeveria me na qitë kushte deputetëve të zgjedhur të popullit, kjo është diktaturë, por s’do ta lejojmë. Pyetjen e kam ba për Xhelalin, por meqë s’është këtu i them heke kabinetin nga Belvedere e lej policinë t’i kryejnë të qetë detyrat e tyre”, tha ajo. /Lajmi.net/
Advertisement