Nuk votohet Rezoluta që do të ndihmonte policët, Vetëvendosja abstenon

Advertisement

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka votuar Rezolutën që do të fuqizonte Policinë e Kosovës. Kërkesa ka qenë e Partisë Demokratike.

Shefja e Grupit, Mimoza Kusari Lila, ka kërkuar fillimisht diskutime mes partive, gjë që u kundërshtua nga LDK, PDK, AAK.

Konjufca ka thënë se pro kanë votuar 36 deputetë, ndërsa 53 kanë abstenuar.

Advertisement

Gjatë votimit në sallë ishin 93 deputetë, derisa 89 morën pjesë në votim.