Shpallja e zisë kombëtare nga Serbia/ Rama: E papranueshme

Advertisement

Kryeministri Edi Rama ka dënuar qëndrimin e Serbisë gjatë vizitës zyrtare në Kroaci.

“Faktikisht Shqipëria për herë të parë në 10 vitet e fundit ka vendosur të mos ligjëzohet me një deklaratë të politikës së jashtme të be, e cila ishte deklaratë që pasonte takimin e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për arsye procedurale do duhej të bëhej publike. Deklarata nuk mund të mbështet prej nesh, thënë këto, nga ana jonë ne konsiderojmë se të dyja, e para vrasja e një efektivi të policisë së Kosovës nga një grup kriminal i armatosur në territorin e Kosovës dhe zia kombëtare e shpallur në Beograd për anëtarët e këtij grupi, janë të pajustifikueshme, të papranueshm e të dënueshme në të gjitha nivelet. Ky është qëndrimi ynë dhe padikustim duke qenë promotor të dialogut të normalizimit të paqes. Përpiqemi të jemi anëtarë të përgjegjshëm të këtij komuniteti, e konsiderojmë këtë zhvillim. Shpallja e zisë kombëtare duke heroizuar disa persona që ishin të përfshirë në vrasjen e një efektivi policie të vë shur ushtarakisht, të armatosur pastaj të eliminuar si kriminelë, është diçka..në këtë pikë ne jemi shumë të keq ardhur për një zhvillim të tillë që e çon pas procesin e normalizimit. E vetmja rrugë është dialogu, ndërmjetësimi me SHBA dhe BE, dhe jo shfaqjet e ushtrisë Serbe me Kosovën që rrisin frymën e ndasive që ne duhet të kurojmë. Është pozitive që ushtria serbe filloi të zmbrapset dhe tërhiqet.”

Advertisement
-tha Rama nga Kroacia.

Lajmi në përditësim…