Musliu thirrje që pozita dhe opozita të bëhen bashkë: Deputetët e Listës Serbe s’duhet t’i lejojmë të hyjnë në Kuvend

Advertisement

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar mobilizimin e deputetëve të Kosovës për të penguar hyrjen e deputetëve të Listës Serbe në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka bërë me dije se për këtë qëllim duhet të mobilizohen deputetët e pozitës dhe opozitës.

“Nese jo KQZ-ja e Kushtetusja, duhet te mobilizohem ne, deputetet e Kuvendit te Kosoves, pa dallim partie, pozite e opozite dhe mos ti lejojme deputetet e Listes Serbe me u fute ne Kuvend . Çka eshte mjaft është mjaft!”, ka shkruar Musliu në profilin e saj në “Facebook”.

Millan Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku është vrarë një zyrtar policor, dhe ka thënë se i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite.

Advertisement

Ai e ka njoftuar opinionin se po jep dorëheqje nga pozita e tij në Listën Serbe, duke theksuar se përfshirja e tij politike në Listën Serbe “nuk kishte të bënte me kthimin e tij në Kosovë”./Reporteri.net/