Vuçiq: Millan Radoiçiq ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe

Advertisement

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për televizionin kombëtar spanjoll “TV Espanol” ka thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, transmeton Euronews Serbia.

“Radoiçiq nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, ka thënë Vuçiqi, transmeton Paparaci.

Ai ka përmendur se Listën Serbe e sh eh si “luftëtarë të lirisë” dhe se të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë “mendojnë njësoj”.

Advertisement

“Nuk e di nëse ajo që ndodhi ishte një pikë kthese. Jam shumë i shqetësuar sepse e di sa agresivë janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Sidomos kur besojnë se kanë mbështetje të madhe nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare dhe kjo më shqetëson dhe më frikëson”, ka thënë Vuçiq./Paparaci.com