Gazetari Vehbi Kajtazi, i ftuar në Rubikon, është shprehur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të ketë fillimisht një kusht për vazhdimin e dialogut me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kajtazi ka thënë se dokumenti i parë që Kurti duhet të paraqesë në tavolinën e dialogut, si një kërkesë për Vuçiqin, është dokumenti i urdhër-arrestit për terroristin Millan Radojçiq, i cili ka qenë në mesin e terroristëve që kanë sulmuar policinë e Kosovës në veri.
“Kryeministri Kurti në momentin që ulet me presidentin e Serbisë, ishte dashur me e pas një dokument disa faqësh, që është urdhër-arresti për Radoiçiqin, dhe kushti i parë është plotësimi i kësaj kërkese, në mënyrë që të vazhdohet me dialogun”.
Kajtazi ka shtuar se nuk mund të ketë vazhdimësi dialogu me një shtet që ka sulmuar, dhe nuk është penduar, e sidomos pasi Vuçiq ka konfirmuar praninë e Radoiciqit në Banjskë.