Advertisement
Në shenjë respekti për kontributin në ruajtjen e rendit dhe ligjit në vendin tonë, kompania “7 Vëllezërit Center”, ka njoftuar se për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, dreka dhe pijet do të jenë falas.
“7 Vëllezërit Center ju njoftojnë se nesër me datë 29.09.2023 në 3 kuzhinat tona: Lipjan, Fushë Kosovë dhe tek QMI për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dreka dhe pijet do të jenë gratis në shenjë respekti për kontributin e tyre në ruajtjen e rendit dhe ligjit në Republikën tonë. Lavdi heroit tonë Afrim Bunjaku. Zoti ju ruajtë të gjithëve”, thuhet në njoftimin e tyre, raporton Arbresh.info.
Advertisement