Digjet një veturë në “Rrugën C”, policia jep detaje

Advertisement

Një veturë është përfshirë nga zjarri sonte “Rrugën C” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka thënë për Gazetën Insajderi se nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.
Advertisement

Aktualisht Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.