Avokati, Tomë Gashi, komentoi situatën në Veri të Kosovës dhe reagimin e KFOR në momentin që ndodhi sulmi.
Ai theksoi se numri i vrasjeve nuk ishte i shumtë në mënyrë që mos të nxitet reagimi i qytetarëve serbë.
Më tej, ai theksoi se KFOR duhet të mbajë përgjegjësi për futjen e makinave të blinduara, pasi është detyra e tij që të mbrojë kufirin.
“Prania e KFOR duhet të ishte prezent. Reagimi i tyre ishte që ky sulm apo kjo situatë e krijuar me këto sulme kaq brutale duhet të menaxhohet dhe të zgjidhet nga policia e Kosovës. KFOR nuk e ka shkrepur asnjë plumb. Nuk e ka zënë asnjë terrorist, as që janë munduar. Aty ishin për shkaqe tjera nëse sulmi do të merrte përmasa tjera. Nuk ishte numri i vrasjeve aq i madh që thjesht mos të nxitet dhe reagimi i përmasave më të mëdha të qytetarëve serbë. Armët që përdorën ata nuk gjenden në Kosovë. Vetëm një makinë që kishte Milan Radoicic, është vlerësuar 1 milion e 200 euro. Siguria në këtë automjet është maksimale. Është dështimi i KFOR që ka lënë një makinë të tillë të futet në Veri. Nuk po fajësojmë direkt KFOR por duhet që edhe ata të kenë përgjegjësi.”- tha Gashi në Euronews Albania.