Stano për pamjet që publikoi Sveçla: BE-ja nuk nxiton me vendime bazuar në një video

Advertisement
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, në konferencë për media është pyetur rreth videos së publikuar të martën nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku është parë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç në Banjskë, duke drejtuar një grup të personave të uniformuar e të armatosur, transmeton Portali Alt

Stano, në përgjigjen e tij ka refuzuar që të komentoj ato pamje, duke thënë se vendimet e BE-së nuk bazohen në një video.
“BE-ja nuk nxiton me vendime bazuar në një video”.
Advertisement
“Ne nuk nxitojmë të dalim me përfundime bazuar në një video apo në diçka që është postuar aty këtu. Hetimi duhet bërë plotësisht, që BE-ja të ketë pamje të qartë se çfarë ndodhi dhe kush është fajtor”, ka deklaruar Stano. / Portali Alt