Paralajmërohet fjalimi i ri i Vuçiqit për ngjarjet në Kosovë

Advertisement

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte nga ora 21:00 do t’u drejtohet qytetarëve të Serbisë në programin e parë të televizionit shtetëror serb RTS.

Sipas njoftimit thuhet se Vuçiq do të flasë për situatën në Kosovë, por edhe për tema të tjera aktuale.

“Duhet të shqyrtojmë gjithçka vetë, në mënyrë që të shpallim të vërt etën dhe të përgatisim terrenin për vendimmarrje”, tha Vuçiq.

Advertisement

Ai tregoi sipas tij si ndodhi ngjarja, raporton Danas, transmeton Express.

“Rreth orës 2:46 sonte një grup serbësh nga Kosova kanë vendosur 2 kamionë si barrikada në Banjskë në veri të Kosovës, pastaj ka ardhur policia e Kosovës dhe ka tentuar t’i largojë ato barrikada dhe ka pasur një konflikt dhe në atë u vra polici i konfliktit A.B. dhe një person tjetër është plagosur”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se nuk ishin serbët e Serbisë, por serbët e Kosovës që u rebeluan, duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Kurtit.