Advertisement
Një nga kafiteritë më të njohura në Prishtinë, ajo Bonvivant ka shuar aktivitetin e saj.
Lajmin e kanë dhënë vet pronarët përmes rrjeteve sociale.
Një nga pronarët e saj, Uran Ismaili, mbrëmë përmes një postimi në Facebook ka njoftuar shuarjen e aktivitetit të lokalit, që ka qenë edhe nata e fundit e operimit.
“ByeVivant” (Mirupafshim Bonvivant), shkruan Ismaili.

Një postim për shuarjen e aktivitetit të Bonvivant e ka bërë edhe Arian Henci, pronar i lokalit Bamboo në Prishtinë, i cili e ka quajtur humbje për gastronominë kosovar
Advertisement