𝐑𝐚𝐢𝐟𝐟𝐞𝐢𝐬𝐞𝐧 𝐁𝐚𝐧𝐤 𝐝𝐞𝐥 𝐦𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐮 𝐬𝐮𝐥𝐦𝐮𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐡𝐚𝐤𝐞𝐫ë𝐭

Advertisement

Banka Raiffeisen ka dalë me njoftim pasi faqja e tyre zyrtare në Facebook u hakua, shkruan Insajderi.

Në njoftim thuhet se faqja u komprometua nga individë të paautorizuar dhe se kanë marr masa të menjëhershme që faqja të sigurohet.

Faqja e bankës sonë në Facebook së fundmi është komprometuar nga individë të paautorizuar para pak minutash. Qasja e paautorizuar ishte e kufizuar vetëm në përditësimin e fotografisë së profilit të faqes sonë. Në çdo moment kemi pas qasje ne llogari dhe kemi marr masa të menjëhershme që të sigurojmë faqen

Advertisement
“, thuhet në reagim.

Raiffeisen Bank u kërkoi falje klientëve të tyre derisa për çdo shqetësim të tyre kërkoi që të kontaktohen.

Gjysmë ore më parë në llogarinë e Raiffeisen Bank është publikuar një fotografi e një personi dhe në mbishkrim thuhet ‘hacker’.