“𝐍ë 𝐞𝐦ë𝐫 𝐭ë 𝟐𝟕 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐁𝐄-𝐬ë”, 𝐁𝐨𝐫𝐞𝐥𝐥 𝐦𝐞 𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐚𝐭ë 𝐭ë 𝐫𝐞 𝐩ë𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐧ë👇

Advertisement

Në faqen e Këshillit Evropian është publikuar një deklaratë e Josep Borell në emër të 27 shteteve anëtare në të cilën dënohet ashpër dhuna kundër qytetarëve, trupave të KFOR-it, forcave të rendit dhe mediave .

Në këtë deklaratë të Borell thuhet se “Dhuna mund të ishte shmangur dhe duhet shmangur”,

Ai po ashtu ka thënë se zgjedhjet e reja në katër komunat në veri duhet të shpallën sa më shpejt të jetë e mundur.

Ai tha se zgjedhjet e reja duhet të jenë gjithëpërfshirëse teksa shtoi se presin që serbët e Kosovës të marrin pjesë në to.

Bashkimi Evropian është i gatshëm të zbatojë masa të vendosura. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative.

“Presim që Kosova të veprojë të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative.”, tha Borrell.

Advertisement

Tuje, ai shprehu shqetësimin edhe për gjendjen e gatishmërisë më të lartë të ushtrisë së Serbisë, ndërsa dënoi edhe dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe mediave