𝐊𝐲 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐦𝐣𝐞𝐤𝐮 𝐧𝐠𝐚 𝐏𝐨𝐝𝐮𝐣𝐞𝐯𝐚 𝐪ë 𝐭𝐞𝐧𝐭𝐨𝐢 𝐭ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐬𝐨𝐣ë 𝐦𝐛𝐞𝐬ë𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣 𝐬𝐢 𝐬𝐭𝐨𝐦𝐚𝐭𝐨𝐥𝐨𝐠𝐞 𝐧ë 𝐐𝐊𝐌𝐅

Advertisement

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit G.Th., për shkak të veprës penale “Konflikti i interesit”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri – mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ka marrë pjesë në një përzgjedhjen e një stomatologu në QKMF-në e këtij qyteti.

Gazeta Insajderi nga burime të sigurta mëson se mjeku është Gëzim Thaçi i cili punon si stomatolog në QKMF.

pandehuri i lartcekur, në cilësi të personit zyrtar (mjek) në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ka marrë pjesë personalisht në një çështje zyrtare, lidhur me përzgjedhjen e një doktori të Stomatologjisë në QKMF Podujevë,  dhe atë të mbesës së tij, në atë mënyrë që në cilësinë e anëtarit të komisionit për vlerësimin e kandidatëve në testin me shkrim dhe intervistimin me gojë, ka rekomanduar që e njëjta të zgjidhet si doktor i Stomatologjisë, në konkursin e publikuar më 09.06.2022, e cila është përzgjedhur në këtë pozitë, dhe pas verifikimit të lidhjes familjare ky konkurs është anuluar”, thuhet në komunikatën për media të prokurorisë.

Advertisement