𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐢 𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧 𝐣𝐞𝐩 𝐚𝐥𝐚𝐫𝐦𝐢𝐧, 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐨𝐧 𝐝𝐞𝐭𝐚𝐣𝐞 𝐩ë𝐫 𝐥𝐞𝐭𝐫ë𝐧 𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐭ë 𝐪ë 𝐬𝐞𝐧𝐚𝐭𝐨𝐫ët 𝐢𝐚 𝐝𝐨𝐫ë𝐳𝐮𝐚𝐧 𝐉𝐨𝐞 𝐁𝐢𝐝𝐞𝐧 – “S𝐡𝐪𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë”

Advertisement

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se duhet të jetë shqetësim letra e tetë senatorëve amerikanë që iu drejtua presidentit amerikan, Joe Biden, për të shprehur shqetësimin e tyre për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Hovenier deklaroi se shqetësim kanë edhe për faktin që deri tani Qeveria e Kosovës nuk i ka marrë për bazë kërkesat e ShBA-së për shtensionimin e situatës në veri.

“Letra do të duhej të jetë shkak për shqetësim për të gjithë ne dhe mendoj se i pasqyron jo vetëm pikëpamjet e senatorëve, por edhe të një numri të zyrtarëve amer ikanë, përfshirë edhe brenda administratës së Biden-it. Jemi të shqetësuar. Jemi partneri më i ngushtë i Kosovës dhe përkushtimi i popullit amerikan ndaj vetë Kosovës dhe popullit të Kosovës mbetet po aq i qëndrueshëm si gjithmonë”.

Advertisement

“Por, kemi – dhe jo vetëm SHBA-ja – por, i kemi kërkuar qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë disa veprime specifike për të ndihmuar në zbutjen e situatës në veri për të ndihmuar që të ecim përpara për të mirën e Kosovës dhe stabilitetit rajonal. Dhe jemi të shqetësuar që Qeveria e Kosovës nuk është përgjigjur pozitivisht ndaj këtyre kërkesave”.

Ai tha se këto kërkesa i kanë edhe tjera shtete mike të Kosovës, dhe se është i habitur që Kosova akoma nuk ka përgjigje pozitive ndaj kërkesave të aleatëve të saj.